Policia Kufitare e Morinës ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi turk, pasi ishte shpallur në kërkim nga shteti i Maqedonisë.
Mësohet se i arrestuari është shtetasi Deniz GUN, 37 vjeç, lindur në Turqi, dhe banues në Prishtinë, Kosovë. Ky shtetas u kap në hyrje të PKK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoi “shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar”, nga Organet e Drejtësisë Maqedonase.
Autoritetet Gjyqësore Maqedonase, me vendim nr.k.br.846/13, datë 20.01.2014, e kanë dënuar me 2 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Mashtrim ndaj detyrimeve të shtetit, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal Maqedonas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.