Nesër mbahet takimi i shumëpritur i liderëve Ahmeti, Thaçi, Gruevski dhe Zaev

Liderët e katër partive më të mëdha politike në Maqedoni, BDI, PDSH, LSDM dhe OBRM-PDUKM, njiherit edhe nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos do të takohen këtë të mërkure.

Në këtë takim do të shqyrtohen të arriturat e deritanishme të zbatimit të Marrëveshjes dhe të arrihet deri te përfundimi nëse janë plotësuar kushtet për zgjedhje, të cilat janë planifikuar të mbahen në dhjetor të këtij viti.

Ekziston optimizmi te pushteti dhe te opozita se reformat janë në zbatim e sipër, që është një tregues se kushtet për zgjedhje do të pranohen. Ndër këto kushte është edhe formimi i Komisionit ad-hoc për mbikëqyrjen e mediave, që është duke punuar në drejtim të përzgjedhjes së kandidatit të pestë, që duhet të jetë i përkatësisë etnike shqiptare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme