Pejë: Dy mijë euro bursë vjetore për studentë të matematikës e fizikës

Pas miratimit të rregullores së re për ndarje të subvencioneve, Drejtoria e Arsimit në Pejë ka planifikuar që të shpallë sivjet konkurs për ndarje të bursave të reja.

Mirëpo, me politikën e ndarjes së bursave, komuna ka ndërmend të bëjë edhe seleksionime se cilët studentë mund të konkurrojnë për bursa, që planifikohen të ndahen nga buxheti i subvencioneve.

Të drejtë konkurrimi për këto bursa nuk do të kenë studentët e Pejës që studiojnë drejtime që nuk konsiderohen kuadro deficitare në shkollat e Pejës, shkruan sot “Koha Ditore”. Drejtori i Arsimit thotë se për vitin 2017 Komuna planifikon të ndajë vetëm 20 bursa të reja dhe madje vetëm për studentë të matematikës dhe fizikës.

“Bursat do të ndahen vetëm për studentë të këtyre dy drejtimeve që janë kuadro deficitare në shkollat e Pejës e jo edhe për studentë të fakulteteve të tjera”, thotë Avdimetaj. Sipas tij, edhe shuma e bursës do të ndryshojë në vlerë nga bursat e deritashme që janë ndarë nga Komuna.

“Vlera e bursës do të jetë 200 euro për një muaj, që do të thotë 2 mijë euro do të marrë bursë një student për një vit akademik nga viti i ri 2017/2018. Tash studenti do të ketë 150 euro më shumë në muaj bursë sesa në të kaluarën”, tregon Avdimetaj, sa do të marrin bursë 20 studentët që do të përzgjidhen..

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme