nga Zyra e Rregullatorit për Energji. Këtë konstatim e ka dhënë organizata INDEP, ku ka bërë një analizë të raportit të ZRRE-së për vitin 2016, raporton lajmi.net.
“INDEP vlerëson se raporti përfshin të dhëna relativisht të kënaqshme sa i përket trajtimit të ankesave nga konsumatorët. Por, vihet re që ZRRE ka trajtuar vetëm 180 ankesa nga 281 të regjistruara gjatë vitin 2016. Për më shumë, nëse shikohet tabela që paraqet ankesat e regjistruara dhe të zgjidhura gjatë periudhës 2010 – 2016, vihet re që nga viti paraprak 2015, ZRRE-së i kishin mbetur të pazgjidhura rreth 170 ankesa, pra ZRRE gjatë vitit 2016 nuk i ka pasur vetëm 281 ankesa por edhe 170 të tjera të bartura nga viti paraprak, që rezultojnë në total 453 ankesa, nga të cilat i mbeten për vitin vijues rreth 50% e tyre”, thuhet në analizën që INDEP i ka bërë raportit të ZRRE-së për vitin 2016.
INDEP vlerëson se ZRRE duhet të japë arsyetime lidhur me pamundësinë e zgjidhjes së këtyre ankesave, pasi një shifër kaq e lartë lë hapësirë edhe për Shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit./Lajmi.net/