Dy persona të panjohur me maska prej të cilëve njëri i armatosur me revole, herët në mëngjes rreth orës 4 e10 minuta, kanë kryer grabitje te një i punësuar në pikën e karburantit “Makpetrol” në afërsi të pikës pagesore në Romanovc të Kumanovës, kumtoi sot MPB-ja maqedonase.
Plaçkitësit e kanë kërcënuar punonjësin me përdorim të forcës, e kanë lidhur në pranga dhe ia kanë marrë qarkullimin ditor në lartësi prej 53.530 denarëve (gati 800 euro), ndërsa më pas e kanë braktisur vendin e ngjarjes.
Policia ka ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.