Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel po vazhdon me takimet në Parlamentin Evropian.
Në takimin me komisionin për Punë të Jashtme AFET, Hoxhaj ka folur për njohjen e Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Hoxhaj tha se njohja e Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së të cilat ende nuk kanë marrë vendimin për njohje forcon jo vetëm Kosovën, por edhe BE-në.
“Pesë shtetet e mbetura duhet ta njohin Kosovën. Kjo e forcon jo vetëm Kosovën por edhe BE-në”, ka thënë Hoxhaj.
© KOHA.