Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës po përshkruhet me replika të forta mes kryesuesit të seancës, Xhavit Haliti dhe deputetëve të Kuvendit.
Vet Haliti ka thënë se është e padenjë situata për të qenë deputetë.
Haliti disa herë kërkoi nga deputetët që të jenë në krye të detyrës, për çka janë zgjedhur nga qytetarët, e jo gjatë gjithë kohës të bisedojnë ndërmjet vete e të flasin në telefon.
Fillimisht ai kritikoi deputetin Baxhaku dhe nuk shkoi shumë kryesuesi i seancës u përplas kësaj herë me deputetin e LDK-së, Arben Gashin.
Për më shumë klikoni në linkun me poshtë për të parë momentin e përplasjes.