Gjatë këtyre viteve të fundit janë prodhuar shumë vetura që lëvizin dhe parkohen pa shoferë.
Kjo teknologji përveç te veturat, tani po zhvendoset edhe në linjën e autobusëve.
Prodhuesi i autobusëve elektrik Proterra, ka bërë të ditur planin prej tre fazash për të krijuar autobusin e trafikut publik që do të ecë pa shofer.
Kjo kompani e autobusëve në partneritet me Universitetin e Nevadës, po punojnë në programin e inteligjencës mobile për ta bërë të mundur një gjë të tillë.
Sipas kësaj kompanie, këta autobusë që lëvizin pa shoferë do të jenë të gatshëm në vitin 2019.