Telefoni i Alcatelit me numër të modelit 6060 është paraqitur në faqen GFXBench dhe qysh tash mund të thuhet se bëhet fjalë për pajisjen, e cila do të quhet Alcatel Idol 5.
Edhe pse telefoni pritet të publikohet së shpejti, tashmë mund të konkludohet se ekzistojnë dy versione.
Njëri është me çip-set Snapdragon 625 për tregun e SHBA-ve derisa i dyti është me çip-setin Mediatek Helio P20 për pjesën tjetër të globit, transmeton KP.