E rrallë, motrat binjake bëhen nëna në të njëjtën ditë dhe sjellin dy djem

Motrat binjake 32-vjeçare nga New Jersey e kanë vazhduar lojën e binjakëzimit duke lindur djem në të njëjtën ditë, me një diferencë disaorëshe dhe një dhomë larg njëra-tjetrës. Danielle Grant dhe Kim Abraham nuk e kishin planifikuar shtatzëninë në të njëjtën kohë, por gjithsesi përfunduan të lindnin në të njëjtën datë, më 22 prill.

Shanset e motrave binjake që lindin në të njëjtën ditë raportohen nga një profesor matematike në Brookdale Community College dhe janë afërsisht 8 në 100 000 raste, por fakti që Grant dhe Abraham kishin të dyja djem, atëherë ato janë 4 në 100 000 raste.

“Çdo njeri që e ka dëgjuar rastin ka thënë ‘nuk ka mundësi!’” – tha Abraham për Asbury Park Press. “Edhe infermieret që vinin për shërbim thoshin “Duhet të takojmë binjakët.”

Motrat, që kanë lindur me një minutë diferencë nga njëra-tjetra, thanë se çdo gjë ka qenë rastësi (përveç datës së vizitës). “Është gjëja më e bukur në botë”,- tha Abraham. “Ne jemi shumë të lidhura me njëra-tjetrën, bashkëshortët tanë po ashtu, dhe djemtë do të jenë si vëllezër”. Duke iu referuar faktit që djemtë kanë lindur me orë dhe jo me minuta diferencë, ajo tha:

“Nëse do të kisha shkuar katër orë më herët, sigurisht që do ia kisha dalë.” /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme