Numër i madh qytetarësh kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e nesërme që do të mbahet në sheshin e kryeqytetit në kundërshtim të ratifikimit të Marrëveshjes ndërshtetërorë për demarikacionin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi, por edhe kundër aferave të ndryshme korruptive të publikuara edhe në përgjimet e fundit që janë plasuar në opinion së fundmi. Këto të dhëna portali Sakte.net i ka siguruar brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Burime të mirëinformuara brenda Lëvizjes Vetëvendosje! bëjnë të ditur për portalin Sakte.net se rreth 7.000 aktivistë dhe qytetarë të Kosovës do t’ia mësyjnë nesër kryeqytetit në mënyrë të organizuar nga qendra të tjera, pa u llogaritur numri i protestuesve të Prishtinës.
Ndërsa në kryeqytet janë vërejtur masa të shtuara të sigurisë lidhur me ditën e nesërme kur pritet të mbahet një prej seancave më të nxehta në Kuvendit e Republikës së Kosovës. Partitë opozitare tashmë e kanë shprehur qëndrimin e tyre të palëkundur kundër votimit të demarkacionit në këtë formë si është paraqitur ku pretendohet se humbet më shumë se 8 mijë hektarë territor, ndërsa në një vijë me opozitën janë shfaqur edhe disa deputetë të partive në pushtet./Sakte.net
Oraret e nisjeve nga Qendrat e Kosovës për protestën e 1 shtatorit
https://www.facebook.com/vetevendosje/?fref=ts