- Sakte.net 9:57 – 1 Shtator 2016
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar për herë të dytë mëngjesin e kësaj të enjte për opinionin e profesorit Marc Weller, njofton Klan Kosova.
“Nuk i vlerësoj argumentet “shkencore” të atyre që në tryezën e 3 gushtit merreshin me këngë malazeze dhe thonin se Pakoja e Ahtisarit nuk është Bibël as Kuran.”
“Që nuk është Bibël dhe Kuran e dijmë, por pavarësinë e kemi shpallur mbi këtë Pako dhe jemi betuar me Deklaratë të Pavarësisë që do ta respektojmë. Prandaj nuk ka nevojë të keqinterpretohem”, ka shkruar Mustafa.