Ivanov kthehet nga Turqia, në tavolinë e pret kërkesa e shumicës parlamentare

Presidenti, Gjorge Ivanov është kthyer në vend nga vizita e tij private në Turqi, megjithatë akoma nuk dihet nëse do të japë mandatin për formim të qeverisë së re. Disa ditë pasi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e njoftoi me shkrim Ivanovin se është formuar shumicë parlamentare, nga kabineti i presidentit nuk bënë me dije nëse ka qëndrime të reja.
“Kabineti i kryetarit konfirmon se ka arritur letër nga Kuvendi i RM-së. Presidenti Gjorge Ivanov do të veprojë konform Kushtetutës së RM-së dhe praktikës së vendosur”, konfirmuan nga Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov.

Gjithsesi ekspertët thonë se së shpejti do të kemi qeveri të re. Ata presin që presidenti Ivanov mandatin për formim të qeverisë t’ia jep Zoran Zaevit. Në të kundërt shumica parlamentare do ta zgjedhë vetë qeverinë. Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trëndafil Ivanovski vlerëson se qytetarët përmes zgjedhjeve tashmë ia kanë bartur sovranitetin shumicës parlamentare.

I të njëjtit mendim është edhe profesori Arsim Sinani. Sipas tij, presidenti Ivanov mund të jetë peng i Nikolla Gruevskit, por ai nuk mund ta pengojë më procesin e formimit të Qeverisë.

Ditë më parë kreu i LSDM-së, Zoran Zaev njoftoi se do ta takojë edhe një herë Ivanovin për ta njoftuar me programin e Qeverisë së re dhe për ta siguruar se do të angazhohet për Maqedoni unitare dhe për të ardhme euro-atlantike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme