“Unë kam dhënë qëndrim për secilën parti politike. PDK-ja vazhdon të jetë partia më e madhe dhe Kadri Veseli ka dhënë sinjale se do ta ndryshojë. Ka afruar rreth vetes njerëz kredibil me të kaluar të pastër”
Ajo ka deklaruar se vendimin për të hyrë në politikë, konkretisht në PDK, e ka marrë pasi veprimet e kryetarit të saj, Kadri Veseli, e kanë bindur për agjendën reformuese, pro-perëndimore, njofton Klan Kosova.
“Kam kritikuar vazhdimisht. Ndoshta për shkak të aktivizmit tim të vazhdueshëm”.
“Shkruan. Tre ditë merren me hulumtimin që e ke bërë për gjashtë muaj. Më pas gjithcka harrohet”.
“Për 17 vjet kam pasur kërcënime pas kërcënimeve. Por kjo nuk do të thotë që unë jam dorëzuar që të punoj për qytetarët. Por tash dua të kem ndikim aty ku mund të lëvizin gjërat – në vendimmarrje”.
“Unë do të jem po ky zë kritik, por tash brenda Partisë Demokratike të Kosovës; më e madhja në vend. Është e pamoralshme që unë të kryqëzohem meqë kam vendosur që ta bëj këtë hap”.
“Kam vendosur ta bëj këtë gjë sepse kjo parti më ofroi hapësirë. Unë nuk kam kërkuar post ministror. As nuk do të futem në listën zgjedhore. Kam kërkuar vetëm hapësirë, e cila më është premtuar – për të realizuar kauzat e mia personale, në të mirë të këtij vendi”.
“Unë kam dhënë qëndrim për secilën parti politike. PDK-ja vazhdon të jetë partia më e madhe dhe Kadri Veseli ka dhënë sinjale se do ta ndryshojë. Ka afruar rreth vetes njerëz kredibil me të kaluar të pastër”.
“Dua të sjell frymë të re në politikë. Do ta vazhdoj të kritikoj edhe nga brenda. Për më shumë, Kadri Veseli ka treguar agjendë pro-perëndimore. Ai ka nisur ta kritikojë edhe partinë e tij, si edhe ta reformojë”. /klankosova.tv