A e dini se kush aktualisht na përfaqëson në politikë neve shqiptarëve?!
Na përfaqësojnë disa njerëz të cilët fshinë shqiptarët nga listat zgjedhore, LSDM-së ose ndryshe Bombës që nuk plasi, i dhuruan televizionin kombëtar, Komisionin për Media ia dhuruan po prapë LSDM-së që nuk shkrehu dhe VMRO-së, dhe pasi të gjitha këto detyra “patriotike”, mbasi e përmbushën detyrën thanë: shqiptarë, jemi gati për zgjedhje!
Janë të këputur, dhe nuk ia dalin dot kurrsesi të bëhen vendim-marrës, por kapen pas maqedonasit më të fortë, e kështu do të jenë të mbrojtur!!!