Ymeri dhe Kurti kandidatë potencial për kryeministër në VV

Vetëvendosje akoma s’ka vendosur kë të propozojë për kryeministër. Brenda këtij subjekti, sipas burimeve të portalit Sakte.net, janë duke u zhvilluar bisedime intensive me partitë jashtëparlamentare, organizata dhe akterë të shoqërisë civile. Po ashtu, është hedhur edhe ideja e bashkimit të bllokut opozitar e cila shihet si garancë e fortë për ta dërguar PDK – në me automatizëm në opozitë.
Sipas liderit të lëvizjes, Visar Ymeri kandidat për këtë post mund të jetë Albin Kurti por nuk e mohon që kandidat i mundshëm mund të jetë edhe ai vetë.
“Kandidatin për kryeministër e cakton këshilli i përgjithshëm dhe deri tash në historikun tonë i cili nuk është shumë i gjatë nuk ka pasur shumë kandidatë. Aktualisht nuk kemi kandidat për kryeministër”, kishte deklaruar kohë më parë ai. Mirëpo, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë se ka edhe shumë njerëz në Vetëvendosje që mund të jenë kandidatë për potencial për kryeministër.
Si alternativë e tretë, pos Ymerit dhe Kurtit, në rast të bashkimit të opozitës përflitet edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme