‘Vendimi i Mustafës për tërheqje nga posti i kryeministrit, në interes të vendit’

Kreu aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka paralajmëruar sot se nuk do të jetë më kandidat i këtij subjekti për kryeministër të Kosovës.

Mirëpo, për të kandiduar për kryeministër të vendit, Indeksonline mëson se janë tre emra potencial: Lutfi Haziri, Avdullah Hoti dhe Kujtim Shala.

Por deputeti në largim i LDK-së, Muhamet Mustafa ka thënë se megjithatë Isa Mustafa është personi i duhur për të qenë shef i ekzekutivit të Kosovës.

Ai në një prononcim për Indeksonline ka theksuar se Mustafa e dëshmoi vetën e tij gjatë dy viteve e gjysmë sa ishte në postin e kryeministrit të Kosovës.

“Padyshim që prof. Isa Mustafa është personi me i duhur për kryeministër, e që u pa edhe nga raportimi dhe gjithë evidencat për punën e tij gjatë afër dy vite e gjysmë. Sic tha ai vet, e kishte planifikuar që pas mandatit që kishte marrë në fund të vitit 2014, do të duhej të zgjidhej një kryeministër i ri nga radhët e LDK-së”, ka thënë tutje Mustafa.

Sipas tij, Mustafa e mori këtë vendim adekuat në interes të vendit dhe partisë që ai drejton.

“Unë e shoh këtë si një vendim personal të tij të peshuar në mënyrë adekuate dhe nga përvoja ime e bashkëpunimit dhe miqësisë së gjatë ai gjithmonë merr vendime në interes të vendit dhe kuptohet edhe LDK”, ka shtuar deputeti Mustafa.

Ai është shprehur i bindur se vendimi i Mustafës nuk ka të bëj me ndonjë kandidat më kompetent për atë pozitë.

“Jam i bindur se s’bëhet fjalë për një kandidat më kompetent, por si tha ai vet e ka vlerësuar se është koha që atë puna ta marr ndonjë kandidat më i ri. Kjo është një vendimmarrje strategjike që e vlerëson vet lideri në kohën që ai e sheh të përshtatshme. Isa Mustafa mbetet në punët e veta si kryeministër në detyre dhe si lider i LDK-së dhe secili kryeministër që do ta marr atë punë do ta ketë një situatë më të mirë se sa paraardhësit e tij dhe duke e pasur atë lider partiak do të ketë shumë përparësi”, ka përfunduar Mustafa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme