Në një aksident që ka ndodhur paraditen e sotme në Dubendorf të Cyrihut, kanë pësuar lëndime pesë persona, në mesin e të cilëve një fëmijë është lënduar më rëndë, njofton polizeinews.ch.
Një grua 48-vjeçare me një djalë gjashtë vjeç ishte rrugës me makinë rreth orës 9:00 kur ndodhi ndeshja me një makinë tjetër, transmeton albinfo.ch.
Vogëlushi me këtë rast ka pësuar lëndime të rënda ndërsa gruaja 48-vjeçare është lënduar lehtë.
Me lëndime nga kjo ndeshje janë ndarë edhe shoferja e makinës tjetër, një kosovare 31-vjeçare, ashtu si dhe gruaja 62 vjeçare që ndodhej në makinë me të dhe një djalë gjashtëvjeçar. Të gjithë të lënduarit janë transportuar me autoambulancë në spital.
Policia konfirmon se semaforët kanë qenë duke funksionuar normalisht në këtë udhëkryq. Por, njëra nga dy makinat duket të jetë nisur në kohën sa ende ishte e ndezur drita e kuqe.