Partive politike në vend ju kanë mbetur më pak se 24 orë për të bërë koalicione parazgjedhore.
Sipas analistëve në vend, koalicionet më të mira janë ato koalicione që shprehin vullnetin e qytetarëve, përkatësisht të votuesve, si dhe ato parti që kanë ideologji të përbashkët mes vete. Fatkeqësisht sistemi zgjedhor që e ka Kosova me një zonë zgjedhore dhe me prag zgjedhor për pesë për qind, dhe me lista partiake nuk e mundëson këtë.
Njohësi i çështjeve politike Ramush Tahiri, në një prononcim për Sovrani.info, tha se në kushtet tona munden me ndodh këto tri grupe të koalicioneve:
“Në kushtet tona dallohen dy grupe: PDK, NISMA, AAK, LËVIZJA PËR BASKIM, PSD etj. Në anën tjetër LDK , Alternativa..Në grupin e tretë. Partia e Drejtësisë dhe partitë e tjera djathtiste e konservatore. Po, si do të shkojnë koalicionet varet prej interesave pragmatike e meskine. Nuk ka qëndrime parimore dhe konsekuence”, u shpreh ai.
Tahir më tej tha se për të mirën e proceseve demokratike, nuk duhet të bëhet koalicion mes partive të mëdha, sepse ngulfatet mendimi i lirë.
“Për të mirën e proceseve demokratike, nuk duhet assesi, përveç në rast të krizave të mëdha të mos bëhen koalicionet ndërmjet dy partive të mëdha, se kjo e ngulfat mendimin e lirë e kreativ”, shtoi ai.
Në anën tjetër analisti politik Haki Abazi, tha për Sovrani.info, se mes të gjitha partive duhet të ndodh koalicion i shpëtimit, përveç PDK-së, që sipas tij e ka futur shtetin në një diktatur kapilare, për interesa të lidershipit të vet dhe të klanit pronto.
“Në situatën e krijuar si pasojë e mosfunksionimit dhe kapjes së shteti, që unë e quaj diktaturë kapilare, Kosovës i duhet një koalicion i shpëtimit dhe shtetndërtimit. Ky koalicion duhet të përfshijë të gjitha forcat politike Shqiptare, pa PDK-në, e cila është kapur nga lidershipi i vet dhe interesat e ngushta te KLANIT pronto.
Pas rrëzimit të Qeverisë, me mocionin e iniciuar nga Nisma dhe të përkrahur nga AAK-ja, VV-ja si dhe në fund edhe nga PDK-ja, vendi ka shkruar në zgjedhje të parakohshme.