E ushtrojë për afër tri vite postin e kryeministërit. Isa Mustafa u tërhoq nga kandidatura për postin e kryeministrit. Sado që ka probleme shëndetësore, arsyet e tërheqjes nuk i ka bërë të ditura. Vendin ia lëshoj Avdullah Hotit.
Kryesia e LDK-së doli me një deklaratë të martwn se kandidatë për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit nga kjo parti do të jetë Avdullah Hoti, aktualisht ministër i Financave në largim.
Sado që u tha që vendimin e mori Kryesia e partisë, Hoti është ndër personat më të afërt që viteve të fundit ka pasur Isa Mustafa, shkruan lajmi.net.
Rrugëtimin e kanë nisur bash që në Institutin Riinvest, pasi këtu Hoti ka punuar nga viti 1999-1994 si hulumtues, ndërsa Mustafa ishte aksionar dhe nënkryetar në këtë Institut.
Në kohën kur Isa Mustafa ishte kryetar i Komunës së Prishtinës, Hoti nga viti, 2008 – 2010 ka qenë kryesues i Bordit të “Qendrës për themelimin e ndërmarrjeve të Prishtinës”.
Pastaj nga viti 2010-2013 ka qenë nënkryetar i Komunës së Prishtinës, deri sa Mustafa ishte kryetarë.
Nga viti 2012, Hoti është profesor i asocuar në Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës. Zyrën e ka në të njëjtin kat dhe pranë Isa Mustfës.
Ndryshe, Hoti ka të përfunduar doktoraturën në Britani të Madhe në fushën “Doktoraturë në Ekonomiks”.
Isa Mustafa më 9 Dhjetor 2014 është zgjedhur Kryeministër i Kosovës, mbi bazën e koalicionit qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës – PDK dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës – LDK. Ndërsa, Hoti ishte përzgjedhur nga Mustafa pjesë e kabinetit të tij duke e ushtruar postin e Ministrit të Financave. /Lajmi.net/