Zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se AAK dhe Nisma për Kosovën janë afër një marrëveshjeje për t’i bashkuar forcat për zgjedhjet e 11 qershorit.
I pyetur se a do t’i zënë afatet kohore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Lekaj ka thënë për lajmi.net: “Jemi afër marrëveshjes, besoj që do të kryhet kjo punë”.
Afati për deklarimin e koalicioneve në Komision Qendror të Zgjedhjeve përfundon në mesnatë.
Vendi më 11 qershor shkon në zgjedhje, pasi Qeveria, e udhëhequr nga Isa Mustafa, u rrëzua përmes një mocioni të inicuar nga Nisma.