Deda: Gabim që Vetëvendosje nuk iu bashkua LDK’së dhe AKR’së

Nënkryetari i partisë Alternativa, e cila sot i bashkoi forcat me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 11 qershorit, ka konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pranuar të përfshihet në koalicion me LDK’në dhe Aleancën Kosova e Re.
Ilir Deda, ish-pjesëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka cilësuar vendim të gabuar të VV’së refuzimin për t’iu bashkuar LDK’së dhe AKR’së në koalicionin që kandidat për kryeministër do ta ketë Avdullah Hotin.

“Mendoj që gabimi më i madh është që VV nuk erdh me neve”, është shprehur Deda, teksa i ka kthyer përgjigje një komentuesi në llogarinë e tij në Facebook.

Brenda pak ditësh do të dalin detajet e plota të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet LDK’së dhe AKR’së, dhe LDK’së dhe Alternativës, ka bërë të ditur zyrtari i LDK’së, Arban Abrashi.

Afati për deklarimin e koalicioneve në Komision Qendror të Zgjedhjeve përfundon në mesnatë.

Deri më tani, VV është partia e vetme që nuk ka bërë marrëveshje për koalicion me ndonjë subjekt tjetër.

Vendi më 11 qershor shkon në zgjedhje, pasi Qeveria, e udhëhequr nga Isa Mustafa, u rrëzua përmes një mocioni të inicuar nga Nisma.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme