Në një zyrë të vogël, në katin e dytë të hotelit “Grand”, në dhjetorin e vitit të kaluar po bëhej një pazar.
Rrahim Hashimit, pronar i “City Group”, i kishte dalë shumë punë atë ditë
. Po i numëronte 50 mijë euro që ia kishin sjellë familjarët e drejtuesve të QAD-it. Kjo shumë ishte vetëm gjysma e saj që do të duhej të paguhej ryshfet për mbylljen e rastit.
Derisa po numëronte paratë Hashimit i cingëroi disa herë telefoni. Ai që po e telefononte ishte një zyrtar i lartë në Policinë e Kosovës. Telefonata bëhej në “Whats up”, ndërsa emri i telefonuesit është i regjistruar si E..
Prokuroria kishte nisur vitin e kaluar një hetim për disa zyrtarë të Qendrës për Avokim dhe Diplomaci (QAD) nën dyshimin se kanë krijuar skema piramidale nëpërmjet të cilave kanë mashtruar fermerë të shumtë. Por jozyrtarisht gazeta ka mësuar se kësaj OJQ-je në vazhdimësi u janë kërkuar para nga sekserë të Policisë së Kosovës për t’ua mbyllur rastin. Kur kanë refuzuar që të paguajnë 100 mijë euro, sa u ishte kërkuar, ata janë arrestuar. Për të gjitha këto gazeta ka mësuar se ka incizime. Disa nga këto incizime i posedon “Koha Ditore”.
Familjaret e tyre nuk e kishin qëllimin që ta mbyllnin rastin, por të mblidhnin argumente se Policia e Kosovës i ka shantazhuar vazhdimisht. Për të bërë këtë ata lanë takim me sekserin. Çdo takim e kanë incizuar