Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa ka mirëpritur anëtarësimin e Lumnir Abdixhikut në partinë që e udhëheq, në LDK.
Mustafa, në Facebook ka thënë se Lumir ka shumëçka t’i japë shtetit tonë.
Ky është postimi i plotë i Mustafës në Facebook:
Lumir Abdixhiku nga sot është pjesë e LDK-së.
I njohur për ekspertizën, por edhe qasjen kritike ndaj proceseve, Lumiri ka shumëçka t’i jap shtetit tonë pas fitores plebishitare në zgjedhjet e 11 qershorit.
Invazioni i ekspertëve dhe njerëzve të vullnetit të mirë në të gjitha nivelet e LDK-së konfirmon besimin e qytetarëve se vetëm LDK-ja dhe partnerët e saj mund ta ndalin të keqen që i kërcënohet vendit tonë.
Koalicioni i shpresës LDK, AKR, Alternativa … janë gati ta marrin këtë përgjegjësi historike!
© KOHA.