Hoti: Koalicioni PDK-AAK-NISMA e kthen Kosovën 17 vjet prapa

Kandidati i koalicionit LDK-AKR për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se koalicioni i krijuar PDK-AAK-NISMA është krijuar për ta kthyer Kosovën 17 vjet prapa. Këtë deklaratë Hoti e ka thënë në një debat me të rinjtë që e mbajti sot.
Kandidati për Kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA është krijuar për ta kthyer Kosovën 17 vjet prapa.

Hoti në këtë debat me të rinjtë ka thënë se ky koalicion është i krizës personale të drejtuesve të saj.

“Koalicioni i natës dhe i frikës, nuk ka ide se si do ta zhvillojë Kosovën; nuk ka ide se si të punojnë me juve… Ky koalicion i krizës personale të drejtuesve të tij kurrë nuk do të jetë në të mirën e këtij vendi”, ka thënë Hoti, derisa ka shtuar se qeverisja e kaluar, kjo e rrëzuar nga mocioni i mosbesimit i ngritur nga opozita, ka punuar sy vite e gjysmë në një situatë shumë të vështirë, siç thotë ai, për ta çuar vendin përpara.

Hoti ka thënë se koalicioni LDK-AKR nuk është koalicion i ndarjes së posteve, por koalicion i vizionit të përbashkët për ta çuar Kosovën përpara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme