Suspendohen 15 punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, hetimet penale dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së Brendshme ndaj 11 policëve nga SVR – Shkup dhe kundër katër pjesëtarë të Njësisë për vendosjen e shpejtë, kanë iniciuar procedura disiplinore. Ndaj tyre është shqiptuar edhe masa për largimin e përkohshëm nga vendi i punës. Këto vendime, siç njoftoi nga Ministria e Brendshme, janë ndërmarrë lidhur me rastin e dhunës që shpërtheu në Parlamentin e Maqedonisë më 27 prill, njofton Sakte.net
Bazuar në dëshmitë e rishikuara, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ka konstatuar se prania e tyre në vendin e punës do të ndikojë negativisht në operacionet e ministrisë. Në video material është konstatuar se janë vërejtur policët pasivë në masë të qytetarëve të cilët u përpoqën të hyjnë në numër të madh në Kuvend. Pas hyrjes me forcë në Parlamentin e Maqedonisë, këta policë pasive kanë vazhduar të sillen në sallë dhe janë parë nëpër shkallë duke mos ndërmarrë asnjë veprim dhe duke i lejuar huliganët pa probleme që të lëvizin në Parlament./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme