Incidenti te Nisma, personi me thikë kërkoi Fatmir Limajn – u arrestua më pas (Foto)

Mësohet se i dyshuari që tentoi të futet me dhunë në Selinë Qendrore ka kërkuar që të takohet me kreun e Nisma-s, Fatmir Limajn. Mirëpo, ai nuk është lejuar të futet brenda nga zyrtarët e partisë.

“Momentin kur ka ardhë Policia e Kosovës ai iu ka drejtu atyne: “Mos mu afroni se jam i armatosur me bombë”. Më pas ka ardhur forca shtesë të PK-së dhe kanë arrestuar këtë person i cili me vete kishte një thikë, raporton Indeksonline.

Vlen të theksohet se Limaj kishte kërcënime të vazhdueshme kohëve te fundit. E kjo bëri që liderit të kësaj partie t’i ofrohet edhe mbrojtje e afërt nga forcat e Policisë së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme