Pas takimit me kreun e LR-PDSH-së Ziadin Selën, mandatari për formimin e qeverisë Zoran Zaev deklaroi se bisedimet po shkojnë mbarë me të gjitha partitë politike dhe së shpejti do të ketë qeveri të re.
‘Shpresoj se do t’i rrumbullaksojmë parimet e rëndësishme, në atë që është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, të vendit tonë të përbashkët. Më vjen mirë që në këtë pjesë, punët shkojnë në drejtim pozitiv. Besoj se sot, nesër do të fillojmë të bisedojmë edhe për dikasterët, emrat dhe që të mundemi përmes jush t’i informojmë qytetarët’, tha Zaev.
Ai më tej shtoi se gëzohet që Sela është shëndoshë e mirë që të mund të hyjmë në bisedime me Aleancën për Shqiptarët.
Në pyetjen se kur mund të pritet qeveria e re, Zaev tha se më e rëndësishme sipas tij është formimi i qeverisë cilësore, që të jetë në interes të qytetarëve.