Haradinaj: Do t’ia japim vendit një Qeveri që merr vendime të mëdha (Foto)

Ramush Haradinaj po thotë se me Kadri Veselin u bashkuan për vendime të mëdha për Kosovën.
Mandatari për Kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA Ramush Haradianj ka folur për një fillim të ri për vendin, duke e cilësuar kandidaturën e tij për shef të ekzekutivit projekt serioz.

“Jemi bërë bashkë per t’ia dhënë vendit një Qeveri që mund të marrë vendime të mëdha për vendin”, ka shkruar kreu i AAK’së në facebook, derisa ka treguar për një vizitë që bashkë me kryetarin e PDK’së Kadri Veseli kanë bërë në një kompani farmaceutike.

“PDK dhe Kryetari Veseli, por edhe Unë, AAK dhe Nisma, e kemi ofruar veten tonë për një vizion e fillim të ri për vendin, dhe ky është një projekt serioz”, thotë Haradinaj, raporton Gazeta Express.

“Qeveria që vjen, do ta mbrojë produktin vendor. Se ky përcaktim është i drejtë, u binda edhe sot në vizitën që i bëmë Fabrikës farmaceutike “TREPHARM” në Fushë Kosovë”, shkruan i nominuari për kryeministër, që vendin e kishte drejtuar për vetëm 100 ditë në vitin 2004.

Ramush Haradinaj ka dalë si kandidat i koalicionit PDK-AAK-NISMA pasi këto parti arritën javën që shkojë marrëveshje për koalicionin parazgjedhorë për votimet e jashtëzakonshme parlamentare që mbahen në Kosovë më 11 qershor.

Marrëveshja u arrit në orën e fundit të afatit të KQZ për regjistrimin e koalicioneve pjesëmarrëse në zgjedhjet e muajt të ardhshëm, pasi kryetari i PDK’së Kadri Veseli tërhoqi kandidaturën për t’ia ofruar këtë post Ramush Haradinajt.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare u shpallen pasi Qeveria e Isa Mustafës u shkarkua në Kuvend me anë të një mocioni që e kishin iniciuar deputetët e opozitës, por që u votua edhe nga grupi parlamentar i PDK’së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme