Përfundon rasti ‘Kleçka’, shfajësohen të gjithë të akuzuarit

Ka përfunduar rasti “Kleçka”.

Sot u refuzua kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë e ushtruar nga Prokuroria Speciale e Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin “Kleçka”.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Naser Krasniqit, Florin Vërtopi përmes disa shkrimeve në profilin e tij në Facebook.

“Rasti Kleçka më në fund përfundoj. U refuzua kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë e ushtruar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK)”.

“Urime… U vërtetua lufta e drejtë e UÇK-së”, ka shkruar tutje ai.

Në rastin Kleçka ishin të akuzuar Fatmir Limaj, Naser Krasniqi, Naser Shala, Nexhmi Krasniqi, Arben Krasniqi, Sabit Shala, Refki Mazreku, Behlul Limaj, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj ishin akuzuar për krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme