“Falen” ata që ia falën hidrocentralet kompanisë turke

Më shumë se një vit ka kaluar që prej kur është publikuar skandali i faljes së katër hidrocentraleve në Kosovë kompanisë turke që para pesë vjetësh e ka blerë distribucionin e energjisë, shkruan sot Koha Ditore.

Prokuroria e Shtetit pati deklaruar se ka nisur një hetim, por as pas 14 muajsh që nga raportimi për këtë skandal asnjë person zyrtar nuk është intervistuar. Nuk është intervistuar asnjëri nga katër ministrat që kanë nënshkruar faljen e hidrocentraleve.

Nuk ka aktvendim për hetim për asnjë person, ngase deri tash Policia e Kosovës ende po mbledh informata për të parë nëse ka bazë të mjaftueshme për të hetuar. Këto raste në prokurori njihen dhe shkruhen si raste të Procedurës Parapenale (PPN).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme