Trupi i pajetë i deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjovalin Kadeli, i cili humbi jetën dy ditë më parë në Itali pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante, ka mbërrituer në vendin tonë.
Mëngjesin e sotëm ai ka mbërritr në portin e Durrësit, ku më tej do i bëhen nderimet e fundit para funeralit.
Kadeli ishte deputet i Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Ai nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, për shkak të kontradiktave me kryetarin e Partisë, Edi Rama.
Pas largimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike ai votoi pro ndryshimeve në qeverinë e Partisë Demokratike. Si shpërblim Partia Demokratike e përfshiu atë në listat e saj të kandidatëve për deputetë nga ku ai zgjodh deputet i Partisë Demokratike.
Pas marrjes së mandatit të deputetit ai u largua nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe iu bashkëngjit Grupit Parlamentar të LSI-së.
Kadeli ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare.