Beqaj: Me Fillimin e Ri do të ketë vendimmarrje

Koordinatori i programit ekonomik në Partinë Demokratike të Kosovës, Besim Beqaj, ka thënë se programi ekonomik i koalicionit PDK-AAK-Nisma do të ketë synim përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Beqaj në një intervistë për ‘Epokën e Re’ ka thënë se në kuadër të këtij programi prioritare do të jenë: ekonomia, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, bujqësia, shëndetësia, arsimi dhe edukimi, si dhe çështjet e shtetit ligjor, vendosja e rendit dhe ligjit.

Ai ka bërë të ditur se koalicioni PDK-AAK-Nisma synon rritje ekonomike prej tetë për qind.

Beqaj e ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Isa Mustafa për mungesë të vendimmarrjes.

“Në Qeverinë Mustafa kemi parë një status quo, një mosveprim. Vendimi më i madh që është marrë në kohën e Qeverisë Mustafa është rritja e TVSH’së nga 16 në 19 për qind, e cila ka dëmtuar qytetarin” është shprehur Beqaj, duke shtuar se koalicionit PDK-AAK-Nisma nuk do t’i mungojë vendimmarrja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme