Në Fushë Kosovë, kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA ka thënë se “do të gjejmë forcë dhe do të angazhohemi për ta nxjerrë Kosovën nga stagnimi dhe vendnumërimi. Do ta zhvillojmë e forcojmë vendin tonë”.
“E thashë edhe në Fushë Kosovë se do të jemi në shërbim të këtij qëllimi dhe jemi të përkushtuar për të bashkëpunuar me të gjithë ata që besojnë në këtë qëllim.
Do ta inicojmë ligjin për shpalljen si zonë me status të veçantë mjedisor vendbanimet dhe hapësirat në Komunën e Fushë Kosovës, të cilat janë rrezë e të gjitha burimeve të ndotjes të parapara me ligj në Republikën e Kosovës, si dhe trajtim me përparësi në kushte të barabarta, për ata që janë banorë te zonës së veçantë në Fushë Kosovë, në procedurat e punësimit për profesionet dhe vendet e punës që gjenerohen nga mihjet sipërfaqësore dhe prodhimi i energjisë elektrike.
Ashtu siç jam zotuar në Gjilan, u zotova edhe në Fushë Kosovë. Do ta rregullojmë me ligj marrjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës për qytetarët më përkatësi etnike shqiptare nga Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë). Nuk janë premtime por zotime! Do të punojmë bashkë!”, ka thënë ai.