Aktualisht kryeministri Zoran Zaev, rreth një viti më parë kishte treguar dhe shtruar dilemën se a është përzier BDI-ja e Ali Ahmetit në konfliktin e rëndë të Kumanovës, që ndodhi më 9 maj të vitit 2015?!
Menjëherë pasi ishte kthyer nga Sllovenia në Shkup, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, rreth një viti më parë kishte përsëritur qëndrimin lidhur me konfliktin e Kumanovës, duke deklaruar se pa marrë parasysh se çka ka thënë në Slloveni, për të bëhet fjalë për rast të montuar nga pushteti (VMRO-BDI), kurse si bazë për këtë e kishte përmendur edhe një deklaratë të vetë kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
“Sot e kësaj dite them se ajo ishte një skenar i organizuar nga strukturat e pushtetit. Shpresoj se hetimet e mëtutjeshme do të konfirmojë këto gjëra. Dëgjuam incizime të publikuara nga disa të punësuar në Agjencinë për Zbulim se si bisedojnë me ata njerëz. Zotëri Ahmeti publikisht pranoi se njëri prej aktivistëve të tij partiak Sadulla Duraku, pak para sulmeve është dërguar të bisedojë, ja konekcionet e mjaftueshme të qeveritarëve me këto struktura banditeske që ishin prezente në Kumanovë”, deklaroi Zaev./Almakos
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1701158346591677/