Artan Grubi
Çdo mëngjes në ditët e punës, e përcjell Herën për në shkollë, mandej e dërgoj Junën në çerdhe e më pas vijoj me angazhimet e ditës. Sot në ora 10 duheshte të mbaj provimin me studentët e vitit të dytë në fakultetin e gazetarisë pranë USHTsë. Për fat të keq nuk arrita për arsye të një aksidenti serioz dhe fal Zotit Juna nuk ishte në veturë.
Ofendimet, mllefi i pakuptimtë dhe shpifjet e paskrupullta në adresën time janë përditshmëri.
Fatmirësisht, jeni dëshmitar që asnjë kritikë ndaj meje nuk bëhet për mashtrim, korrupsion, dembeli, mosnjohje të punës, etj.
Nejse, sot, në ditë agjërimi, lexova qindra komente nga mendje të sëmura që ma dëshirojnë vdekjen, sakatosjen, jo vetëm mua por edhe familjes.
Këtë marrëzi në rritje duhet ta luftojmë bashkë, jo për mua, por për të gjihë ne sepse kjo nuk është pasqyra e popullit tonë, këta janë injorant të pacivilizuar dhe pa edukatë familjare.
Por, ana e mirë është që ne jemi shumë më shumë. Mos të lashtë Zoti pa miq e dashamir, ju falënderoj për kujdesin, edhe Juna edhe unë fatmirësisht jemi mirë.
Jua kthefsha vetëm për gëzime.