Zeka: Naser Osmani ka 100 faqe aktakuzë për uzurpim

Kandidati për deputet nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Milaim Zeka i është kundërpërgjigjur Bardhyl Metës.

Ky i fundit tha se Kadri Veseli dhe shokët e tij kanë uzurpuar shumë prona.

Zeka në TV Dukagjini ka thënë se në listën e LDK-së është një kandidat për deputet që ka 100 faqe aktakzuë për privatizim e uzurpim.

“Ju e akuzuat Kadri Veselin, por në listën tuaj është kandidat që ka mbi 100 faqe aktakuzë për Naser Osmanin për privatizim”, ka thënë Zeka, transmeton lajmi.net

Madje kandidati për deputet e ka quajtur edhe kriminel Naser Osmanin.

“Naser Osmani… ka qenë njeriu më kriminel në AKP”, është shprehur Zeka.

Ai e ka akuzuar edhe Vetëvendosjen se siç pretendon Zeka, ia ka qitur faqen e zezë Kosovës me gazin lotsjellës.

Zeka pretendon se koalicioni PAN pritet të ketë mbi 50 deputetë në Kuvend.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme