Presidenti Hashim Thaçi ka mbërritur në Bordo të Sllovenisë ku është duke u mbajtur Samiti i Bërdos me liderët e rajonit.
Mysafir special është Presidenti i Gjermanisë, Frank Stanmaier.
Në samitin, që është nismë e përbashkët e Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, për të ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimeve evropiane marrin pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ai i Shqipërisë, Bujar Nishani, i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i Serbisë, Vucic, si dhe treshja nga Presidenca e Bosnje e Hercegovinës, Dragan Coviq, Bakir Izetbegoviq dhe Mladen Ivaniq.