Ajo kishte thënë se LDK-ja nuk ka forcë të brendshme për t’u reformuar.
Ndërsa, duke komentuar rreth rastit të Vjosa Osmanit, Kusari-Lila kishte thënë se ajo e ka vendin te “Alternativa”, partia e re, pasi që partia e vjetër LDK-ja nuk mund të ndryshonte dot.
Sipas Kusari-Lilës, pritjet për reformimin e LDK-së janë njëjtë sikurse pritjet që me brumin e pites të bësh diçka të sofistikuar.
Partia e re “Alternativa” u krijua prej Mimoza Kusari-Lilës dhe Ilir Dedës, mirëpo Vjosa Osmani, që për një kohë të gjatë u përfol si pjesë e kësaj nisme, si duket e kuptoi që shanset e suksesit të “Alternativës” ishin të vogla dhe vendosi të qëndrojë në LDK.
Një vit pas këtyre kritikave ndaj LDK-së, Kusari-Lila dhe “Alternativa” që ajo drejton u bën pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë që sipas saj, nuk ka forcë për t’u reformuar.
Por, jo vetëm kaq, sepse nga njerëz të afërt me Kusari-Lilën, mësohet se ajo po e shqyrton edhe mundësinë që ta lë mandatin e Kryetares së Gjakovës të papërfunduar.
Nëse Kusari-Lila merr vota sa për ta fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës, ajo s’mund të heq më dorë prej saj, sepse mandati do t’i kalonte pastaj dikujt tjetër në radhë nga lista e LDK-së apo AKR-së dhe jo njerëzve të saj.