Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami tha sot se ambienti i biznesit në Kosovë ka përmirësim të konsiderueshëm.
Sipas saj grupet punuese kanë punuar dhe gjatë kësaj periudhe në përmirësimin e shtatë indikatorëve si eliminim të burokracisë.
“Në funksion te zbatimin e dokumenteve strategjike kemi punuar në harmonizimin e legjislacionit ne funksion të përmirësimit të ambientit e të bërit biznes. Janë eliminuar disa procedura për lehtësim të të bërit biznes. Është çështje ditësh e lansimit të platformës për aplikim online të bizneseve. Është investuar në zonat ekonomike në Mitrovicë dhe Drenas ndërsa po vazhdojmë të investojmë në agrozonën në Suharekë”, tha Bajrami.
Ajo ka folur edhe për Ligjin për investime strategjike, që nuk është votuar në Kuvend.
Bajrami tha se ky ligj duhet të kthehet në Kuvend dhe të bëhet kuorumi në mënyrë që të votohet.
Për mos realizimin e projektit të Brezovicës, sipas saj, është faji i investitorit.
“Arsyeja kryesore ka qene mos aftësia e investitorit të investojë sipas kontratës dhe është marrë vendim që kontrata të shkëputet”, tha Bajrami.
Këto komente ajo i bëri në një konferencë për gazetarët para fillimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik në Ministrinë e Tregtisë.
Në këtë mbledhje po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.