Në një hotel në Tiranë vdes 50 vjeçari i dënuar për vrasje

Një shtetas 50-vjeçar i dënuar me parë për vrasje është gjetur pajetë në një hotel në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i vdekjes së 50-vjeçarit me iniciale A.L, banues në Fier, është për shkaqe natyrale pasi nuk janë dalluar shenja dhune në trupin e tij.

Njoftimi i plotë:

Më datë 06.06.2017, rreth orës 20:00, në Bulevardin “Zogu i Parë“, tek një hotel, është gjetur i vdekur shtetasi A. L., 50 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për vrasje.

Nga hetimet veprimet paraprake nuk dallohen shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet të jetë për shkaqe natyrale. Pritet akti ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme