Mbi 100 persona janë paraqitur në spitalin e Peshkopisë, ndër ta 50 fëmijë me simptomat e helmimit nga ushqimi. Lajmi konfirmohet nga Spitali Rajonal i Peshkopisë.
Mjekët kanë shtruar me urgjencë 15 fëmijë dhe 30 të rritur, pasi gjendja e tyre paraqitej më e rëndë. Të tjerët janë trajtuar dhe janë larguar për ta vazhduar mjekimin në shtëpi.
Ndërkohë, janë marrë masat që provat të ekzaminohen për të zbuluar nga cili ushqim ka ardhur helmimi.