Në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë të mërkurën pas një mosmarrëveshjeje janë plagosur rëndë dy burra, kurse dy të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta nga armët e zjarrit.
Ky incident ka ndodhur për çështje pronësore, njofton policia, transmeton Klan Kosova.
Për këtë rast janë arrestuar katër persona, pasi që kanë shtënë në drejtim të viktimave në formë të pakontrolluar.
Pas arrestimit të tyre, janë konfiskuar AK-47, një revole Ekol Voltran dhe një revole tjetër Zorki me katër plumba.