May përpiqet ta formojë Qeverinë me unionistët irlandezë

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, thotë se do të punojë me Partinë Unioniste Demokratike (DUP) të Irlandës Veriore, në përpjekjet e saj për formimin e Qeverisë, pasi Partia Konservatore e saj e humbi shumicën parlamentare në zgjedhjet e djeshme.

 

Këto komente ajo i bëri sot pas takimit me Mbretëreshën Elizabetë, nga e cila kërkoi lejen për formimin e kabinetit qeverisës.

May nuk e ka specifikuar nëse ajo do të bëjë koalicion formal me partinë DUP, ose do të provojë të punojë me të për aranzhimet në të cilat DUP do ta mbështeste Qeverinë në këmbim për koncesione.

Partia Konservatore i ka fituar 318 vende në parlamentin prej 650 deputetëve, tetë më pak se 326 sa duhet për ta siguruar shumicën parlamentare.

DUP ka siguruar 10 vende deputetësh.

Partia Labuiriste opozitare e krahut të majtë i ka fituar 261 vende deputetësh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme