Zhvillimi ekonomik e punësimi, si dhe luftimi i korrupsionit duhet të jenë dy prioritetet e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Ky është rezultati i një sondazhi të realizuar nga Kolegji “Pjetër Budi”, në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit.
Në pyetjen se cili do të duhej të ishte prioriteti kryesor i qeverisë pas zgjedhjeve të 11 qershorit, 57.4 për qind e të anketuarve janë përgjigjur zhvillimi ekonomik dhe punësimi, ndërkaq 36.1 për qind kanë thënë se prioritet kryesor duhet të jetë luftimi i korrupsionit.
Liberalizimin e vizave si prioritet e kanë theksuar vetëm 6.6 për qind e të anketuarve.