Daka: Çdo gjë gati për të dielën

Në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se KQZ i ka marrë të gjitha masat e nevojshme që ditën e zgjedhjeve të mos ketë manipulime dhe të mos ketë pengesa në mbarëvajtjen e tyre. Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se qytetarët kanë përgjegjësi për të punuar drejt një procesi zgjedhor pa mashtrime për të siguruar legjitimitetin e demokracisë përfaqësuese të Kosovës. Diplomati amerikan bëri të ditur se Ambasada e SHBA në Kosovë do të ketë 40 ekipe që do të vëzhgojnë jo vetëm gjatë kohës së votimit, por edhe gjatë numërimit të votave.

Në SHBA kemi një thënie, çdo votë ka rëndësi, ka peshë dhe kjo është natyrisht e vërtetë edhe këtu në Kosovë, kjo do të thotë që qytetarët kanë përgjegjësi për të punuar drejt një procesi zgjedhor pa mashtrime, për të siguruar legjitimitetin e demokracisë përfaqësuese të Kosovës- tha ambasador i SHBA-ve Greg Delavie.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme