Del në shitje Q7-shi i Isa Mustafës! (FOTO)

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Shtëpinë e Ankandeve të Kosovës ka organizuar ankand për shitjen e veturës Audi Q7, veturë kjo e ish-krzetarit të kësaj komune Isa Mustafa, i cili njëherit është kryetar i LDK-së.

Ky ankand do të mbahet nesër nga ora 11.

Kështu ka bërë të ditur Krenakr Krivaqa nga Shtëpia e Ankandeve të Kosovës, pa dhënë detaje tjera rreth çmimit të veturës me të cilin do të dalë në këtë ankand si dhe vendin ku pritet të mbahet ai.

Më poshtë iu pasqyrojmë njoftimin e plotë:

Të nderuar,

Ju informojmë se Shtëpia e Ankandeve Kosova në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës do të organizojë ankand për shitjen e veturës Audi Q7, veturë kjo e ish kryetarit të po kësaj komune z.Isa Mustafa. Ankandi do të mbahet të shtunën me datë 17.06.2017 duke filluar nga ora 11:00.

Të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur në ankand.

Me respekt.

Shtëpia e Ankandeve Kosova  SH.P.K

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme