Audi Q1 arrin në 2019-ën

Q2 do të jetë modeli Q më i vogël i gjigantit gjerman të veturave, Audi, edhe për së paku dy vjet, sepse në 2019-ën vjen Crossover i saj edhe më i vogël – Q1.

Kështu shkruan revista e njohur gjermane “Auto Bild”, e cila ka publikuar edhe një fotografi në të cilën shihet pamja e mundshme e këtij Crossoveri më të vogël në familjen Q, transmeton Koha.net

Q1 pritet të jetë në dispozicion me motorë benzinë dhe dizel, më vonë edhe në version hibrid, ndërsa sistemi i tërheqjes 4×4 do të jetë si opsion për zgjedhje.

Gjithashtu, Q1 do të huazojë disa pjesë nga Volkswagen T-Cross dhe Seat Arona, ndërsa do të prodhohet në fabrikën Martorell në Spanjë.

Sa i përket çmimit, “Auto Bild” vlerëson se Q1 në Gjermani do të fillojë me çmimi prej rreth 19 mijë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme