Ish-presidenti i Panamasë arrestohet në SHBA, akuzohet për spiunazh

Ish-Presidenti i Panamasë, Ricardo Martinelli, është arrestuar në Florida. Arrestimi i Martinelli, u njoftua nga  autoritetet amerikane.

65-vjeçari është arrestuar nga policia pranë shtëpisë së tij në Coral Gables.

Mbi ish-presidentin rëndojnë akuzat për korrupsion dhe spiunazh ndaj kundërshtarëve politik, ndërkohë që Panamaja ka bërë kërkesën për ekstradimin e ish-presidentit.

Në 2015, Gjykata Supreme e Panamasë, urdhëroi arrestimin e ish-presidentit me akuzën e përdorimit të fondeve publike për të përgjuar mbi 150 kundërshtarë të tij politik.

Martinelli arriti të largohej nga vendi disa ditë para se gjykata të niste hetimet  për korrupsion ndaj tij, akuza të cilat ish-kreu i shtetit i mohon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme