Në njoftimin zyrtar të AutoMita thuhet se duke filluar prej sot, blerësit e gjitha modeleve të reja të veturave Renault do të marrin edhe një listë me shërbime tjera shtesë, të cilat përfaqësojnë mundësinë më të mirë në treg që është lëshuar ndonjëherë.
Në pesë-vjetorin e Renault në Kosovë si përfaqësi zyrtare nga AutoMita, përveç 5 viteve garancion që vjen me çdo veturë, blerësit marrin edhe 5 servisime falas, ose kanë zero euro shpenzime për mbi 50,000 kilometrat e para të vozitjes së veturës, 5 vjet asistencë rrugore për veturën, 5 aksesorë falas, si dhe mundësi që çdo model të zgjedhur të Renault ta marrin me normën më të volitshme të interesit bankar për autokredi që sërish asocion me 5 vjetorin e kompanisë, sepse e njëjta është vetëm 5 për qind.
Sipas Zgjim Mitës, drejtorit ekzekutiv në AutoMita thuhet se me këtë ofertë, po synohet që klientëve që blejnë veturat e reja të Renault t’u mundësohet “shijimi” i plotë të veturës së tyre, pa asnjë shpenzim tjetër për një kohë të gjatë.
“Sepse është pesë-vjetori ynë, dhe ne kemi dashur që ta festojmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ofruar 5 herë më shumë vlerë për klientët tanë”, thotë Mita.
AutoMita po ashtu përfaqëson edhe markat tjera të njohura të veturave, sikurse Nissan edhe Dacia, ndërsa me të tre prodhuesit është lider i segmenteve të tregut në Kosovë.
Së fundmi, AutoMita ka sjell si premiera zyrtare në Prishtinë modelet e reja të Renault Koleos, Scenic dhe Nissan Micra, ndërkaq ka debutuar edhe me modelin e ri të Nissan GT-R, super-veturës e cila ka qenë sensacioni i panairit Prishtina International Autoshow.